Testimon nga Mësuesja

 Eksperienca e ndarë nga mësuesja Sevdije Zeneli, nga SHFMU "Nazmi Osmani" nga fshati Bajnicë, komuna e Kaçanikut.

"Kjo ishte mënyra më perfekte per ti bërë nxënesit tanë të ndihen special dhe të admiruar. Motivimi, inkurajimi e mbi të gjitha pozitiviteti është ajo që shihet çdo moment në sytë e nxënësve gjatë orës së leximit. Me librin e radhës ata kuptuan se sa shumë kanë bërë hapa përpara dhe falënderimi ndaj jush është fjala kyçe për ta. Ju na inspironi çdo ditë!"

Eksperienca tjetër e ndarë nga ora e leximit nga mësuesja shumë punëtore Sebahate Sopojani nga SHFMU "Daut Bogujevci" komuna Fushë Kosovë.

"Në klasën time V/3 "Ora e leximit" në kuadër të projektit "The Library Project-Kosova", që nga klasa e katër jemi duke përdorur strategjitë e lexim kuptimit me shumë dëshirë dhe pasion për leximin.Duke përdorur këto strategji në klasë ka rritur dëshirën e leximit dhe kreativitetin e tyre në analizë të librit, duke përdorur PESË mënyrat më atraktive që nxënësit i përdorin. Tani ne e kemi librin e 3-të në duar dhe e presin me padurim orën e leximit të librit. Ne rritëm dëshirën për lexim, ne përforcuam të menduarit kritik dhe leximi për klasën tonë u bë pasioni ynë më i madh."

Eksperienca e ndarë nga mësuesja Vlora Bacaj, nga SHFMU "Motrat Qiriazi”Klinë.

“Librat janë miqtë tanë më të mirë”, andaj ne vazhduam me leximin e librit të radhës duke zbatuar me përpikëri strategjitë e lexim-kuptimit. Deri me tani kemi lexuar librat: "Pasoje topin! - thërret Kosja", "Beni ecën vet", dhe "Liza në botën e çudirave". Me dëshirën më të madhe do të vazhdojmë së lexuari edhe libra të tjerë. Me këtë ne kemi bindjen se, libri na shton edukatën, kulturën, ndjenjën emocionale, diturinë, etj. Leximi i sa më shumë librave na ndriçon mendjen dhe na e pasuron botën tonë të brendshme individuale shpirtërore. Pra, libri do na jetë pjesë e pandashme e punës tonë në vazhdim.”

Eksperienca e ndare nga mesuesja Arta Shahini Sadiku nga SHFMU “Vëllezërit Frashëri” komuna e Lipjanit

"Sa e lumtur qe isha sot si mësimdhënëse, tek shoh fytyrat e buzëqeshura të nxënësve të klases sime duke dashur librin më shumë se kurrë. Zërat gumëzhinin gëzueshëm duke lexuar dhe komentuar librin, duke përdorur strategjite e leximit-kuptimit. Libri “Doracak për superheronjtë” bëri histori në klasen time, e dita më e bukur u përmbyll me pyetjen e nxënësve: “Mësuese, a do të mbajmë edhe neser oren e leximit, ju lutem!” Eh, cila mësuese nuk do të dëshironte të dëgjoj këto fjale motivuese nga nxënësit! Faleminderit The Library-Project Kosova" .

Edhe nxënësit e klasës së parë në SHFMU “Azem Bejta”Prekaz të Epërm së bashku me mësuesen e tyre Majlinda Rama, filluan orën e leximit. Pasi që mësun të gjitha shkronjat, këta nxënës, së bashku me mësuesen Majlinda Rama, filluan përdorimin e strategjive të lexim-kuptimit, ku do të përmirësojnë të kuptuarit dhe do të përfitojnë mësime gjuhësore. Ata janë duke lexuar librin “Natën e mirë Alfons Oberg” dhe çdo javë do të thellohen në personazhet kryesore dhe ngjarjet, po ashtu gjatë leximit fëmijët do të argëtohen me skenat qesharake që i shkakton Alfonsi

Në shkollën “Zekeria Rexhanë Gjakovë, nxënësit e klasës së IV-të së bashku me mësuesen, Laura Pruthi, kanë përfunduar leximin e librit “Gjyshi im ishte një pemë qershie” . Ata jo vetëm që kanë përvetësuar strategjitë e lexim-kuptimit por edhe kanë arritur të improvizojnë kaq bukur strategjinë e parashikuesit, artistit dhe reporterit gjatë orës së leximit . Ne çdo ditë e më shumë po mahnitemi me entuziazmin e nxënësve për të lexuar dhe me punën shembullore të mësimdhënësve.

Nga libri në liber, u bënë katër…
Ndjehemi shumë të lumtur që gradualisht po arrijmë të krijojmë shprehinë e leximit tek këta engjuj të vegjël!🤗
Në foto mund të shikoni mësuesen shumë të përkushtuar Fatlume Gudaqi nga Shkolla Fillore "Agim Bajrami" nga komuna e Kaçanikut, e cila tashmë ka mbaruar së lexuari librin e katërt me radhë duke përdorur strategjitë e lexim kuptimit nga TLPK.

Tashmë ora e leximit ka filluar edhe për nxënësit e klasës së parë në SHFMU “Halil Bajraktari” në qytetin e Drenasit.

Leximi është bërë aktivitet shumë i dashur për nxënësit e kësaj klase. Ata, së bashku me mësuesen Valbona Halilaj, përdorin strategjitë e lexim-kuptimit, të cilat kanë filluar t’i zbatojnë edhe në orët e tjera mësimore e veçanërisht në orën e matematikës, ku përmes strategjisë së vizatuesit, kanë zgjedhur probleme me fjalë. Andaj, mësuesja Valbonë ka filluar që për klasën e dytë, për lëndën Kurrikulë me zgjedhje të bashkojë pikërisht lexim- kuptimin gjuhësor (duke përdorur strategji të leximit) me matematikën (zgjidhjen e problemeve me fjalë dhe kuptimin e nocioneve matematikore duke përdorur strategji për zgjedhjen e detyrave).

Edhe të tjerë fëmijë nga komuna e Mitrovicës, përkatësisht fshati Shupkovc, nxënës në shkollën fillore “Shemsi Ahmeti”, do të përfitojnë nga programi i orës së leximit.

Ata bashkë me mësuesen e tyre Elmaze Çitaku, filluan aventurën e leximit me librin “Torta me Petulla”. Për çdo javë, ata do të thellohen në personazhet e Pettson dhe Findus për të kuptuar më shumë rreth durimit, sjelljeve të mira, rrezikut të paragjykimeve etj. Gjatë përdorimit të strategjive të lexim-kuptimit do arrijnë të përmirësojnë të kuptuarit dhe do përfitojnë mësime gjuhësore.

Ora e leximit sot filloi edhe në klasën e dytë të mësueses Verona Haxhimusa në SHFMU “ Naim Frashëri” në fshatin Zaskok të komunës së Ferizajt. Nxënësit e kësaj klase u njoftuan me strategjitë apo mjeshtrit e lexim-kuptimit që do t’i përdorin gjatë leximit të librit ‘ Gjirafats’vallëzojnë dot’. Mësuesja Veronë prezentoi me plot kreativitet para nxënësve të saj strategjitë e lexim-kuptimit dhe nisi mbarë e plot argëtim aventurën e re të leximit me klasën e saj!

Asgjë nuk e zëvendëson librin në jetën e një fëmiu. Fëmijët nga komuna e Kaçanikut, përkatësisht fshati Bajnicë, nxënës në shkollën fillore “ Nazmi Osmani” , përfitojnë nga programi i orës së leximit. Ata bashkë me mësuesen e tyre Ermira Topojani, filluan të lexojnë librin “ Torta me Petulla”. Për çdo javë, ata do të thellohen në personazhet e Pettson dhe Findus për të kuptuar më shumë rreth durimit, sjelljeve të mira, rrezikut të paragjykimeve etj. Gjatë përdorimit të strategjive të lexim-kuptimit, ose siç nxënësit preferojnë të iu referohen “ mjeshtrëve të leximit” do arrijnë të përmirësojnë të kuptuarit dhe do përfitojnë mësime gjuhësore

Ora e leximit ka rifilluar në klasën e mësueses Nushe, në Gjakovë. Këtë herë ata janë duke e lexuar ”Përbindëshi i Natës”- libër që prek tema si miqësia, tjetërsimi dhe të qenit ndryshe. Mund të përdoret për të folur për ngacmimin (bulizmin) në shkollë bashkë më nxënesit. Perveç leximit të librave dhe bashkëbisedimit rreth këtyre temave të rëndësishme, mësuesit punojnë edhe me zhvillimin e të kuptuarit të leximit gjatë orës së leximit. Ne jemi shumë kurioz të shohim se sa gjëra të reja do mësojmë gjatë leximit me lexuesit tanë të vegjël gjatë këtij viti