Modelet

Ne jemi frymëzuar që ta përdorim këtë model nga organizata suedeze "En Läsande klass" (një klasë që lexon) dhe nga anëtarët e ekipit tonë që e përdorin atë në punën e tyre të përditshme si mësues. Më poshtë është përshkrimi i modelit

“Një klasë leximi” është e bazuar mbi modele MR (Mësimdhënia Reciproke), Udhëzuesit e Strategjive Transaksionale (UST) dhe MpA(Marrja në pyetje e Autorit). MR është zhvilluar në vitet 1980 nga hulumtuesit Palincsar dhe Brown që zhvilluan katër strategi bazike të cilat lexuesit e aftë i përdorin për të kuptuar cfarë janë duke lexuar. Ato janë parashikimi, parashtrimi i pyetjeve, skjarimi i pakjartësive dhe përmbledhja. Kur këto strategji ushtrohen në mënyrë të vetëdijshme, rezulton në rritjen e kuptimit të të lexuarit. UST bazohet në katër strategjitë e njëjta si LR. Modeli është emërtuar transaksion, sepse bazohet në dy parime: shkëmbimi i strategjive ndërmjet mësuesve dhe nxënësve dhe shkëmbimi i kuptimit ndërmjet mësimdhënësve dhe studentëve në tekst. Hulumtuesit Beck and McKeown (Beck, McKeown, Hamilton & Kugan, 1997) zhvilluan një model për tekst të strukturuar që quhet MpT. Modeli bazohet në faktin që lexuesi bën pyetje që e venë në pikëpyetje autorin dhe autoritetin e tekstit. Lexuesi duhet të bëhet i vetëdijshëm që autori i tekstit ka ndikim në përmbajtjen dhe në lexueshmërinë e tekstit.

Shumë hulumtues suedezë kanë avokuar për rëndësinë e punës së vazdueshme dhe sistematike në zhvillimin e të kuptuarit të leximit tek fëmijët, adoleshentët dhe të rriturit. Dy prej tyre janë Monica Reichenberg, Profesoreshë e Didaktikës së Përgjithshme në Departamentin e Arsimit dhe Edukimit Special në Universitetin e Geteburgut dhe ish Profesoreshë e shkrim-leximit në Universitetin Umeå, si dhe ish-Profesori Ingvar Lundberg.

Nëpërmjet punës së saj si pedagoge, mësuese dhe studente e doktoraturës në vlerësimin pedagogjik, duke u fokusuar në të kuptuarit e leximit të studentëve në Universitetin e Stokholmit, Barbro Westlund ka shkruar libra mbi disa modele të bazuara në hulumtime me efekt të dokumentuar mbi të kuptuarit e leximit. Ajo është përpjekur t’i transformojë dhe të spjegojë modelet amerikane në mënyrë që ato të kuptohen dhe të zbatohen nga mësuesit suedezë. Ajo prezantoi termin "Läsfixarna" (Lexuesitndreqës) për të shpjeguar se strategjitë e leximit për studentët mund të përshkruhen si mjete për të rritur të kuptuarit më tepër.