A dëshironi të kontribuoni dhe të ndihmoni fëmijët dhe të rinjtë në Kosovë për të marrë një bazë të mirë mbi të cilen do të mund të qëndrojnë për gjithë jetën e tyre?

Të jesh në gjendje të lexosh dhe të kuptosh atë që lexon është një e drejtë demokratike. Pse? Për të marrë pjesë dhe për të qenë një anëtar produktiv i një shoqërie demokratike ju duhet të lexoni dhe kuptoni atë që po lexoni. Ju duhet të merrni vendime të rëndësishëm te jetës, të merrni pjesë dhe të ndikoni, të jeni kritik për burimet etj. Pa kuptimimin e leximit ju jeni të limituar dhe vareni nga të tjerët.

Të lexosh nuk do të thotë të lexosh shkronjat ose fjalët - por të jesh në gjendje të shohësh më shumë në tekst dhe pas tekstit. Është gjithashtu të qenurit në gjendje të kuptosh atë që po lexon - një parakusht i rëndësishëm për lexuar lehtë. Por edhe pse përmbajtja duhet të jetë relevante për studentin, pa kuptuar cfarë lexoni, përmbajtja do të jetë gjithmonë e vështirë për t’u kuptuar. Lexuesi mund të marrë përgjigje për pyetjet që gjenden në tekst, midis rreshtave. Por edhe përtej tekstit. Ata mund të bëjnë lidhje me veten, tekstet e tjera dhe më botën e jashtme. Në ato klasë ku mësimdhënësit i kushtojnë kohë leximit dhe aktivisht punojnë në të kuptuarit e leximit, ju mund të shihni fëmijët të guxojnë të bëjnë më shumë pyetje dhe të nxjerrin përfundimet e tyre në bazë të përgjigjeve. Ata bëjnë pyetje përcjellëse dhe dëgjojnë njëri-tjetrin.

Duke ju dhënë fëmijëve dhe të rinjve mjetet për të lexuar, strategji për të kuptuar cfarë lexojnë, ne i ndihmojmë atë të ballafaqohen me tekste të ndryshme. Ata mësojnë të analizojnë llojet e ndryshme të teksteve, të rishikojnë në mënyrë kritike, të dëgjojnë njëri-tjetrin, të krahasojnë dhe diskutojnë dhe si të tillë fitojnë perspektivën për t'u bërë individë të pavarur dhe që mendojnë për vete. Aftësi që janë të rëndësishme në të gjitha lëndët dhe një parakusht për shkollim të suksesshëm.

Projekti

Milestone 2 - Start 2018-02-01

We are planning to introduce two new books to our eager readers: The diary of a wimpy kid and Charlie and the chocolate factory.

Kutia e Sugjerimeve

  • Cilin libër duhet të lexojmë në vijim?
  • Me cilat shkolla duhet të bashkëpunojmë?
  • A njihni ndonjë mësues/-e të apasionuar që do të donte të bëhet pjëse e këtij projekti?
  • Ku duhet të kërkojmë donancione?
  • A dini mënyra kreative se si mund t’i angazhojmë fëmijët në lexim?