Ne jemi në lëvizje, projekti i bibliotekës ka filluar!

Shtator 2018

Më 17-22 shtator, dy nga anëtarët tanë të projektit do të jenë në Kosovë. Gjatë kësaj jave, Safete Binaku dhe Suzana Aljija do të lexojnë me fëmijët në shkollë në mëngjes dhe do të ofrojnë një seminar për mësuesit në pasdite. Seminari do të udhëhiqet nga Suzana, ajo do të shpjegon udhëzuesit të mësuesve që është zhvilluar nag Ulrika Wendéus posaçërisht për projektin tonë. Tani kemi mësimëdhënës nga 3 shkolla të ndryshme që kanë treguar interes për të marrë pjesë në seminar. Na ndiqni në mediat sociale për përditësime. Udhëzuesi i mësimëdhënsve gjithashtu do të publikohet këtu në faqen tonë nën skedën Modelet dhe do të jetë falas për të gjithë mësuesit për të shkarkuar në formatin pdf dhe ta përdorin atë gjatë mësimeve të tyre.

Ne kemi blerë 9 tituj të rinj që do të lexohen gjatë vitit akademik 2018-2019. Librat tashmë janë në vend dhe pritet të shpërndahen tek studentët kur Suzana dhe Safete mbërrijnë. Qëndroni të akorduar!

books

Mars 2018

Dy shkolla të tjera në afërsi i janë bashkangjitur projektit tonë të leximit dhe kanë huazuar Princin e Vogël për klasën e 6-të. Ndërkohë në shkollën Azem Bejta, klasët e 3-ta dhe 4-ta kanë filluar të zhyten në botën e Pipi Çorapegjatës. Klasët e 6-ta kanë kaluar në aventurën e tyre të re me Charlie dhe Fabrika e Çokollatave gjatë orëve të tyre në gjuhën shqipe dhe gjatë orës së gjuhës angleze ata do të lexojnë Ditari i një djali frikacak. Ju lutemi na ndiqni në faqen tonë të facebook për të parë më shumë për përvojën e tyre të leximit.

Afati kohor Nëntor 2017 - Shkurt 2018

Princi i Vogël nga Antoine De Saint-Exupéry dhe, Ditari i Anna Frankut janë dy titujt që i kemi zgjedhur që fëmijët ti lexojnë gjatë kësaj pjese të parë të projektit.

books

Aktualisht, mësuesja jonë Naime Morina ka lexuar Princin e Vogel për klasët e 6-ta dhe Ditarin e Anna Frankut për klasët e 8-ta njëherë në javë. Përmes këtyre klasikëve inspirues Naimja, me përkrahjen e drejtorit Astrit Muhaxheri, janë duke e zgjeruar perspektiven e fëmijëve me botën e letërsisë. Ju lutem ndiqeni përparimin e tyre në lexim dhe udhëtimin në faqen tonë në facebook.

Ja disa foto nga vizita jonë në Nëntor 2017

books

Por kjo nuk është e gjitha! Ne gjithashtu kemi një grup të klasëve të 7-ta që aktualisht po lexojnë serinë e Harry Potter si leximin e tyre gjatë kohës së lirë. Kjo është iniciuar dhe kërkuar nga vetë fëmijët gjatë fazës së hershme të projektit. Dhe më shumë do të vijë, pasi projekti i bibliotekës është duke u zgjeruar!

Foto nga grupi i Harry Potter:

books