Për ne

Qellimi i ynë është të ndihmojmë fëmijët dhe të rinjtë e Kosovës të zhvillojnë aftësitë e tyre të leximit . Ne besojmë se leximi hap një botë tërësishtë të re për lexuesin, duke dhënë një pasqyrë se si njerëzit jetojnë sot dhe se si kanë jetuar ne vende dhe kohë të tjera. Leximi kontribuon në zhvillimin e aftësive gjuhësore, aftësine për të bashkëndierë si dhe sfidon vlerat e lexuesit. Përveç kësaj, me lexim përfiton individi, shoqëria , sepse njerëzit kuptojnë më shumë veten dhe mjedisin e tyre. Po ashtu, aftësitë e komunkimit paraprijnë rrugës së demokracisë si dhe përgjegjësisë më të madhe shoqërore.

Ne duam të krijojmë një kornizë që përdoret gjatë leximit dhe analizimit të letërsisë. Kjo kornizë bazohet në strategjinë e leximit që quhet "Një klasë leximi", qe përdoret nga shkollat suedeze dhe bazohet në hulumtimin dhe përvojën shumë vjecare me qëllim të rritjes së kuptimit të të lexuarit.

Grupi ynë përbëhet nga një sërë profesionistësh shumë të motivuar dhe të pasionuar për literaturen dhe edukimin. Tre anëtarë të grupit tone janë mësues dhe përbëjnë kompetencën pedagogjike. Pasioni ynë për letërsinë dhe dëshira për ta bërë atë të disponueshme për fëmijët në nevojë të dëshpëruar për të është ajo që na bashkon dhe na motivon për të drejtuar këtë projekt. Ne e bëjmë këtë vullnetarisht dhe varemi nga ndihma juaj për të përmbushur misionin tonë.